Kryetari Kastrati uron veteranët me rastin e shënimit të 30 Dhjetorit-Ditës së Veteranëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Vesel Krasniqi, së bashku me komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqi, e kanë vizituar degën e OVL të UÇK-së në Malishevë, me rastin e 30 Dhjetorit-Ditës së Veteranëve, ku janë pritur nga kryetari i OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu. Me këtë rast, kryetari Kastrati, në emër të Komunës dhe të gjithë qytetarëve, i ka uruar të gjithë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të kombit. “Është një datë e rëndësishme për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së dhe gjithë kombin tonë. Por veteranët nuk duhet të vlerësohen vetëm më 30 Dhjetor, por çdo ditë e çdo moment që jetojnë, sepse falë sakrificës dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, ne sot gëzojmë lirinë, jetojmë dhe punojmë të lirë”, ka thënë Kastrati, në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …