Bekim Hamëz Jashari kujton 31 dhjetorin e vitit 1991 ku forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari, por që hasën në rezistencë

Bekim Hamez Jashari kujton 31 dhjetorin e vitit 1991. Ai, ndër të tjera lidhur me këtë datë ka shkruar: Sot kujtuam 31 vjetorin e sulmit të parë të forcave serbe mbi familjen tonë ku bashkë me deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë bëmë homazhe e nderime tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënët tjerë në betejën e 5, 6 dhe 7 marsit 1998.
Me 31 dhjetor 1991 forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari, por që hasën në rezistencë, duke u detyruar të tërhiqen. Triumfi mbi këtë sulm të forcave policore serbe ishte shpresë e motiv në rrugëtimin tonë të përbashkët dhe dëshmi e qartë që liria tashmë kishte filluar të vie.
Sot shënojmë edhe ditën e Veteranit të UÇK-së, ditë kjo që simbolizon luftën dhe sakrificën e luftëtarëve të Lirisë dhe njëkohësisht na obligon të gjithëve që të vazhdojmë bashkë duke ruajtur dhe mbrojtur luftën tonë të drejtë.
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë luftëtarëve të Lirisë!
Urime veteranë dita juaj!

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …