Brickos

Kryetari i kastriotit priti në takim kryeministrin dhe stafin e tij

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa me një pjesë të kabinetit të tij.

Kryetari Gashi, e falënderoi për vizitën kryeministrin dhe e njoftoi me punët që janë bërë në këtë komunë, sfidat me të cilat është duke u ballafaquar komuna e Kastriotit, po ashtu e falënderoi  kryeministrin për përkrahjen që po i jep projektligjit për Kastriotin,duke e cilësuar si parakusht për dalje nga kriza dhe rregullim të shumë problemeve me të cilat ballafaqohemi si komunë, po ashtu kërkoi nga kryeministri dhe qeveria që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të ndikuar te KEK-u që të investojnë në ambient dhe infrastrukturë.

Kryeministri Isa Mustafa, e falënderoi kryetarin Xhafer Gashi për pritjen, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të ndihmuar komunën e Kastriotit në projekte të  ndryshme, po ashtu shprehu mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shtyrë përpara projektligjin. Ministrat e resorëve gjegjës që ishin të pranishëm në këtë takim; Abdullah Hoti, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, Arban Abrashi e Zv. Ministri  Bajram Geci, shprehën përkrahjen e tyre në fushat e caktuara. Ministri Abdullah Hoti, tha se me rishikim të buxhetit do të shohim mundësinë të ndihmojmë komunën e Kastriotit të tejkaloj disa nga problemet aktuale.

Në fund të vizitës, kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe disa ministra te kabinetit të tij, vizituan Korporatën Energjetike të Kosovës, ku nga stafi i këtij operatori u njoftuan me funksionimin e tij dhe planet për të ardhmen.

Në këtë vizitë kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga menaxhmenti i KEK-ut që të investoj në komunitet, sidomos në infrastrukturë, po ashtu e quajti të rëndë dhe jo të drejtë që qytetarët që jetojnë në afërsi të termocentraleve të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.

Edhe  kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi në prani të kryeministrit e cilësoj si shumë të rëndë gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm për banorët e fshatrave Dardhishtë, Hade, Shipitullë e Siboc, po ashtu kërkoi nga menaxhmenti i KEK-ut që deri në miratimin e projektligjit për Kastriotin, të investoj në komunitet, duke u mbështetur edhe në Rregulloren e MZHE-së e cila obligon operatorët ekonomik që në miratimin e buxhetit për vitin vijues, të marrin parasysh kërkesat e komunitetit, dhe mbi bazën e këtyre kërkesave të investojnë në mjedis dhe infrastrukturë.

Në fund të takimit kryetari Xhafer Gashi, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa vizituan Fabrikën e Tullave, “Apollonia” ku u pritën nga pronari i saj, Agim Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …