Ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e Carralevës për minat dhe mjetet e pa shpërthyera

Zyra Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shtimes si dhe Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim, të premten në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abdullah Shabani” në Carralevë, kanë mbajtur një ligjërata me nxënës të klasave VI –IX-të, kushtuar minave dhe mjeteve të pashpërthyera që ekzistojnë ende në territorin e këtij fshati qysh nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Kjo ligjëratë kishte për qëllim vetëdijesimin e nxënësve të kësaj shkolle për rrezikun që paraqesin minat dhe mjetet e pashpërthyera të mbetura nga lufta në Kosovë. Kjo situatë, sipas përgjegjësit të Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Skënder Dauti imponon nevojën për rritjen e vetëdijes së gjithëmbarshme për fenomenin e minave dhe mjeteve të pashpërthyera. “Vetëdija publike ngritët prej moshave më të reja te fëmijët dhe tek të rinjtë nëpërmjet procesit edukativo-arsimor nëpër shkolla dhe nëpërmjet formave tjera të edukimit të përgjithshëm duke përcjellur zhvillimin ekonomik – teknik të njerëzimit”, bënë të ditur përgjegjësi i këtij sektori, z. Dauti.

Ndërkaq, komandanti i Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim, z. Bajram Gashi tha se këto përgatitje bëhen nëpërmjet formave të ndryshme për edukim të popullatës për vetëmbrojtje por edhe për mbrojtje dhe shpëtim të njerëzve tjerë si dhe të mirave materiale. “Njëra prej aktiviteteve tona për edukimin e popullatës në fushën e katastrofave-minave dhe mjeteve të pashpërthyera në territorin e komunës së Shtimes  është edukimi i rinisë së shkollave të mesme të ulëta dhe qytetarëve në përgjithësi”, potencoi komandanti i NPZSH-së, z. Bajram Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …