Ariana Musliu-Shoshi kërkon vëmendjen e NATO-s për Apelin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur para delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar vëmendje të shtuar ndaj procesit të Apelit dhe respektim të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, Musliu-Shoshi ka theksuar rëndësinë që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet në përputhje me standardet e drejtësisë. Deputetja e PDK-së bëri të ditur se këtë çështje e ka ngritur në komunikimin me përfaqësuesit e aleatëve të Kosovës. “Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar ajo. Në takim janë diskutuar gjithashtu bashkëpunimi parlamentar dhe zhvillimet politike e të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Procesi i Apelit në Hagë mbetet në vëmendjen e skenës politike në Kosovë, ndërsa përfaqësues të institucioneve dhe partive politike po kërkojnë që procedurat gjyqësore të garantohen me respektim të plotë të të drejtave të të akuzuarve dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj para delegacionit të NATO-s me mesazh të qartë: Kosova e ka vendin në NATO dhe në BE!

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar mbështetjen e përfaqësuesve të Komisionit Politik të Asamblesë …