Deçani ngrihet kundër dhunës ndaj grave, pankartat kujtojnë Arlinda Zekajn

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagim qytetar në Deçan, ku gra dhe vajza janë mbledhur në qendër të qytetit për të kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe për të kërkuar më shumë siguri dhe mbrojtje për jetën e tyre. Protestueset kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër dhunës, ndërsa në mesin e tyre janë shfaqur edhe fotografi të Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra nga vëllai i ish-bashkëshortit të saj. Njëra nga pankartat përcolli një mesazh të dhimbshëm, duke vënë në pah pasojat tragjike që dhuna lë pas te fëmijët dhe familjet. “Fëmijët e kanë vendin pranë nënës. Jo nesër të qajnë mbi varrin e saj”, thuhej në njërën prej pankartave. Në protestë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Vrasja e Arlinda Zekajt rikthen në vëmendje kërkesën për mbrojtje efektive të grave nga dhuna. Mesazhi i protestës në Deçan është një thirrje për institucionet dhe shoqërinë që siguria e grave të mos mbetet vetëm premtim, por të garantohet përmes veprimeve konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer i dërgon mesazh Beogradit: Pa zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, nuk ka afrim me BE-në

Profesori amerikan Daniel Serwer ka paralajmëruar se Serbia nuk mund të pretendojë përparim drejt Bashkimit …