Kryetari Kuçi takoi Kryetarin e qytetit te Londonit ne Kanada

Kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi është takuar me Kryetarin e qytetit te Londonit ne Kanada, z. Matt Brown dhe Nenkryetari, z. Harold Usher.

Në këtë takim kryetari Kuçi e ka njoftua z. Brown mbi zhvillimet e përgjithshme ne Kosove, ne veçanti për Komunat, si dhe kanë diskutuar për mundësinë e shkëmbimit te përvojave te Komunave nga Kanadaja.

Kryetari Brown shprehu gatishmërinë për binjakëzimin e komunave ndërmjet dy vendeve, si dhe shprehu një respekt te veçantë për integrimin dhe punën e komunitetit Shqiptar ne qytetin e Londonit.

Takimi kaloi në një atmosferë shumë miqësore e bashkëpunimi.

Qyteti i Londonit ka 0.5 milion banore dhe njihet si një qendër e universiteteve te respektuara ne Kanada.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …