Kryetari Latifi ka nderuar dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe

25 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe. Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, nderuan kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore, e cila kulmoi më 13 prill 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës. Kryetari Latifi tha se, Dalipi e Bekimi, sot dukeshin më të gjallë se kurrë, më krenarë se kurrë. Falë sakrificës së heronjve e të dëshmorëve të kombit, sot ne gëzojmë lirinë, shtetin e pavarur dhe sovran, si dhe përparimin më të madh kombëtar, i cili pashmangshëm po ec drejt bashkimit përfundimtar. Lavdi dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi!

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …