leoni

Kryetari Latifi, ka pritur në një takim nëntogerin e FSK-së Albestrim Rexhepin dhe Përgjegjësin në Kompaninë për Operacione me Civilë në FSK,  Amrush Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një takim nëntogerin e FSK-së Albestrim Rexhepin dhe Përgjegjësin në Kompaninë për Operacione me Civilë në FSK,  Amrush Morina, me të cilët ka diskutuar dhe analizuar situatën e sigurisë në komunën e Rahovecit. Është biseduar veçanërisht për rolin e rëndësishëm të FSK-së në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Kryetari Latifi tha se po ashtu, bashkë me dy përfaqësuesit e FSK-së i prekëm edhe aspektet e tjera të sigurisë që lidhen me komunën e Rahovecit dhe më gjerë. Takimet me pjesëtarë të FSK-së janë gjithmonë të mirëseardhura për mua. Posaçërisht, kur shoh modernizimin, ngritjen dhe përparimin e shpejtë të ushtrisë sonë, ndjehem më mirë, sepse është besim dhe bazë për siguri më të lartë për qytetarët, për shtetin dhe popullin tonë, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …