Kryetari Latifi ka pritur në takim dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska kanë pritur në takim dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.

Sipas një postimi në facebook të kryetarit Latifi në takim është biseduar për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin e bashkëkombësve tanë atje dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit për avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën dhe për kombin tonë.

Vlerësoj lart angazhimin e z. Bajraktari dhe z. Gecaj për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, nga mbështetja vendimtare për UÇK-në dhe proceset drejt lirisë e pavarësisë, deri te ndërtimi i institucioneve të shtetit të Kosovës dhe forcimi i pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm sidomos në konsolidimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë–SHBA. Përmes lobimit të pandalshëm, lidhjeve të fuqishme me politikëbërës amerikanë dhe rolit të tyre në komunitetin shqiptaro-amerikan, ata kanë ndihmuar që zëri i Kosovës të dëgjohet qartë, drejtësisht dhe me dinjitet në Uashington.

Faleminderit për vizitën dhe për punën e palodhshme në mbështetje të vendit tonë, thuhet ndër të tjera në postimin në facebook, të kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për Manifestim Përkujtimor në Gajre

Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorit Hetem Hasaj, Këshilli Organizues dhe Organizata …