Kryetari Latifi ka pritur në takim kolonelin turk, Bahadur Özgür Cengiz

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim, Komandantin e JRD-së, kolonelin turk Bahadur Özgür Cengiz, i cili shoqërohej edhe nga Komandanti i LMT-së në Rahovec. Në takim është bisedua për sigurinë dhe bashkëpunimin në mes të Komunës dhe KFOR-it, përkatësisht Komandantit të JRD-së. Kryetari Latifi, e ka njoftuar Komandantin Bahadur Özgür Cengiz, për sigurinë, duke thënë se siguria në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë dhe stabile. Po ashtu kryetari Latifi gjatë takimit ka folur edhe për planet dhe për projektet që do të realizohen gjatë vitit 2019, në Komunën e Rahovecit. Ndërsa, Kolonelin turk Bahadur Özgür Cengiz, e ka përgëzuar kryetarin Latifi për punën e mirë që po bënë për gjithë banorët e komunës dhe ka thënë se në të ardhmen do të bashkëpunojmë në projektet të cilët janë në interes të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …