Brickos

Komuna e Rahovecit dhe “Caritas Kosova” nënshkruajnë  kontratë bashkëpunimi 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, në prani të Samir Mustafës drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë nënshkruar kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, me vlerë prej 194 mijë e 398 euro. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Latifi, ka thënë se sot e nënshkruam një kontratë të rëndësishme me “Caritas Kosovën”, përmes së cilës do të punësohen 53 punëtor shëndetësor dhe me këtë synojmë të rrisim edhe më tutje shërbimet shëndetësore në nivel të komunës. Ndërsa, Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, ka shtuar se ky projekt do të ndihmojë edhe punësimin e të pa punëve edhe personat që janë pa përkujdesje dhe të palëvizshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …