Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka bërë me dije se në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe rrugën përpara, me fokus në përparimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për Republikën e Kosovës, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.
Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
