Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar të enjtën unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.
Propozimi për suspendim është rekomanduar nga kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i kanë trajtuar raportimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.
Zekaj është vrarë më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, duke e njoftuar se jeta e saj ishte në rrezik.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka caktuar prokuroren Valbona Haxhosaj në pozitën e ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka vendosur të nisë procedurë disiplinore ndaj saj. Kujtojmë se Nallbani-Gacaferri- ishte prokurore e rastit të tani të ndjerës Arlinda Zekaj, njëherësh koordinatoren për raste të dhunës në familje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
