Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe Nora Boshnjaku, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it të Rajonit Perëndimor të Kosovës, Kolonel Marco Javarone me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të LMT në Rahovec. “Prita në një takim komandantin e KFOR-it të Rajonit Perëndimor të Kosovës, Kolonel Marco Javarone me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të LMT në Rahovec. Në fokus të bisedave tona ishin çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, mbrojtjen e mjedisit si dhe kultivimin e mëtutjeshëm të raporteve të mira të bashkëpunimit. Komandantin e KFOR-it Javarone, e falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbikëqyrjen e sigurisë, me theks të veçantë, kur dihet se prania e tyre ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e paqes e stabilitetit në Kosovë”, ka thënë kryetari Latifi. Në fund të takimit, kryetari Latifi dhe Kolonel Javarone, janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me KFOR-in të jetë i plotë dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Rahovecit.