Me rastin e Festës së Vjeljes së Rrushit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Beratit, z. Ervin Demo, me delegacionin e tij. Kryetari Latifi e falënderoi për vizitën dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe për mundësinë e binjakëzimit në mes të dy qyteteve, Rahovecit dhe Beratit. Bashkë me z.Demo, në Hardh Fest po qëndrojnë edhe pesë verëtari nga Republika e Shqipërisë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
