Screenshot

Kryetari Bashkim Ramosaj ka uruar besimtarët Islam Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi në Facebook ka përcjell urimet më të përzemërta për agjërim të lehtë, shëndet të plotë dhe harmoni në familjet tuaja.

“Ramazani është muaj i sakrificës, reflektimit, solidaritetit dhe afrimit me njëri-tjetrin. Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të forcuar vlerat tona më të mira njerëzore, respektin, mirëkuptimin dhe ndihmën ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Bekimet e Zotit qofshin me ju”, thuhet në postimin në Facebook, të kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …