Kryetari Latifi ka  pritur në zyrën e tij Kolonel Natale GATTI, Komandant i Komandës Regjionale të KFOR-it, regjioni i Pejës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka  pritur në zyrën e tij Kolonel Natale GATTI, Komandant i Komandës Regjionale të KFOR-it, regjioni i Pejës së bashku me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë komunale e cila është e qetë dhe stabile, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e përbashkët për ruajtjen e qetësisë, sigurisë dhe paqes në vend. Kryetari Latiti i ka njoftua për investimet dhe punën si qeveri komunale dhe ju shprehu mirënjohje për rolin dhe angazhimin që kanë për paqen dhe sigurinë. Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e treguar, Kryetari Latifi ka pranuar një dhuratë simbolike për të cilën i falënderoj shumë!

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …