Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar kompaninë “Kuradona” në Xërxë, e cila menaxhohet me seriozitet dhe përkushtim të veçantë nga Mustaf Kryeziu. Kjo kompani bën përpunimin e llamarinës dhe aktualisht mbulon tregun vendor duke e fuqizuar atë bindshëm si dhe eksporton jashtë vendit. Përveç kësaj, me sukses e udhëheq edhe kompaninë për pajisje e gypa për hidro-instalime “Xërxa”, që furnizon kompanitë publike dhe private me elemente të tilla. Një menaxher si Mustaf Kryeziu, me përpjekjet e tij të suksesshme ndikon direkt në rritjen dhe zhvillimin ekonomik vendor. Kryetari Latifi e ka falënderuar ndërmarrësin Kryeziu për mirëpritjen dhe i uroi suksese në punën e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
