leoni

Në Ferizaj është bërë hapja e fabrikës së shiritave ngjitës

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Dërguti nga afër ka vizituar fabrikën e shiritave ngjitës MEDA-L. Drejtori Dërguti, gjatë kësaj vizite është njoftuar nga afër për prodhimit e shiritave ngjitës, por fokus i veçantë ishte eksporti i këtyre shiritave edhe në tregun ndërkombëtarë. Ai është ndarë tepër i kënaqur me këtë fabrikë, duke thënë se dukshëm ka arritur të punësojë edhe një numër të punëtorëve, që në një mënyrë po kontribuon edhe në mirëqenies e shumë familjeve ferizajase. Pas sukseseve në fushën e ndërtimtarisë, pronari i kësaj fabrike Mejdi Rrahmani, ka thënë se kjo fabrikë është hapur që një muaj dhe ka pasur një ndikim shumë pozitiv në industrinë lokale. Në përfundim të kësaj vizite të rëndësishme, drejtori Derguti ka shprehur bindjen dhe besimin e tij, në potencialin e kësaj fabrike, për të kontribuar në avancimin ekonomik dhe për të shpërfaqur standarde të larta të inovacionit.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …