Kryetari Latifi, ka vizituar kompaninë “Kuradona” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar kompaninë “Kuradona” në Xërxë, e cila menaxhohet me seriozitet dhe përkushtim të veçantë nga Mustaf Kryeziu. Kjo kompani bën përpunimin e llamarinës dhe aktualisht mbulon tregun vendor duke e fuqizuar atë bindshëm si dhe eksporton jashtë vendit. Përveç kësaj, me sukses e udhëheq edhe kompaninë për pajisje e gypa për hidro-instalime “Xërxa”, që furnizon kompanitë publike dhe private me elemente të tilla. Një menaxher si Mustaf Kryeziu, me përpjekjet e tij të  suksesshme ndikon direkt në rritjen dhe zhvillimin ekonomik vendor. Kryetari Latifi e ka falënderuar ndërmarrësin Kryeziu për mirëpritjen dhe i uroi suksese në punën e tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …