Kryetari Latifi ka vizituar Verarinë “Bodrumi i Vjetër” me pronar Ruzhdi Haxhijaha

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka vizituar Verarinë “Bodrumi i Vjetër” me pronar z. Ruzhdi Haxhijaha, një shembull i mirë për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi në Rahovec dhe Kosovë. Mbi të gjitha kontributi i kësaj ndërmarrjeje  e cila ka të punësuar dhjetëra qytetarë, është patriotizmi për të cilën shoqëria jonë ka nevojë. Ruzhdi Haxhijaha si një mik i çmuar, njihet si veprimtar dhe afarist i zoti, kontributdhënës për Rahovecin dhe për shoqërinë e shtetin tonë, njëkohësisht, drejtor i një ndërmarrjeje që ka dëshmuar se është rrëfim i suksesit vendor dhe ndërkombëtar, andaj më gëzoi fakti që edhe sivjet dyert e kësaj verarie do të jenë të hapura për dorëzimin e rrushit nga vreshtarët tanë. Faleminderit nga zemra, puna juaj është shëmbëlltyrë për ne! Urime për vreshtarët, ka thënë kryetari Latifi gjatë kësaj vizite.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …