Kryetari Latifi kujton dëshmorët Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut në 21 vjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe Fortesë, në praninë e familjarëve, miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëvendasve. AI me këtë rast ka thënë se, 21 vjet na ndajnë nga dita kur dëshmorët e kombit u përjetësuan në Altarin e Lirisë. As akulli i atij janari të acartë nuk arriti ta shuaj zjarrin liridashës që digjte krahërorin e të rinjve tanë çlirimtarë. Flakës së Janarit ia shtuan madhështinë akoma më shumë rënia heroike e Skender Rexhepit, në afërsi të fshatit Fortesë me 21 janar dhe Fitim Durakut, i cili pas plagëve të rënda që mori nga ai sulm, u përjetësua më 4 prill 1999.

Përulemi me përkushtim para veprës suaj atdhetare, Fitim dhe Skender!

Lavdi e përjetshme! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …