Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran organizojnë sesionin informues për grante që do tu shpërndahen fermerëve

Komuna e Vitisë i fton fermerët e interesuar që të marrin pjesë në sesionin informues të organizuar nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Vitisë për grante që do tu shpërndahen fermerëve për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Vitisë. Sesioni do të mbahet me datën 28.01.2020 nga ora 10:00 në Shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Nga janari i vitit 2020, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Vitisë filloi zbatimin e projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – ,,PASURI” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit te të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Vitisë. Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme Caritasi Zviceran ka zhvilluar modelin e granteve që do tu jepen fermerëve për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore aromatike dhe për prodhimin e mjaltit. Qëllimet kryesore të projektit janë:

  1. Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe të mjaltit.

  2. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit e BMA-ve.

  3. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë integruese për kultivuesit e frutave manore (dredhëza, mjedra, boronica).

  4. Edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore.

  5. Themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendëve globale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …