Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me të cilët diskutoi për planet e vitit 2024, rreth sfidave me të cilat janë ballafaquar në këtë vit, si dhe çështje të përgjithshme për secilin sektor komunal. Në fund, i uroi për suksese dhe mbarësi në përmbushjen e detyrave ndaj qytetarëve.  Këto takime kanë për qëllim bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin për t’u avancuar më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …