Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë ka përkujtuar dëshmorët e Pataqanit të Ulët

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  së bashku me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të të rënëve, kanë përkujtuar katër dëshmorët e Pataqanit të Ulët: Reshat Zekën, Sadki Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën, si dhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci. Kryetari Latifi tha me këtë rast se, ata dhanë jetën për liri, ndërsa ne kemi obligim të kujtojmë përjetësisht jetën dhe veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdhe!

Lavdi të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ish-kryetarin e komunës së Vitisë, Isak Ahmeti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim ish-kryetarin e …