Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, vizituan Stacionin e Policisë në Rahovec, për t’u shprehur ngushëllime për kolegun e tyre, rreshterin Afrim Bunjaku, i rënë dje në krye të detyrës. “Sulmi mbi policinë tonë është sulm mbi paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Si institucione komunale, jemi pranë dhe në mbështetje të policisë së Kosovës. Me mendje e me zemër jemi me secilin polic të Republikës së Kosovës, të cilët kanë dëshmuar profesionalizëm në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe të ligjit në të gjithë territorin e Republikës. Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”- u shpreh kryetari Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
