Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorë kanë pritur në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Kolonel Federico Mora.
Me këtë rast, kryetari Latifi e ka uruar komandantin për detyrën e re, ndërsa në takim është diskutuar për sigurinë dhe për forcimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahjen në projekte për qytetarët rahovecian.
Falënderova kolonelin Mora për angazhimin në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
