Sot, në prag të Ditës së Flamurit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL-së dhe familjarë të të rënëve, bënë nderime në varrezat e dëshmorëve dhe vendet që kujtojnë ata që sakrifikuan gjithçka për të arritur në këtë ditë. “Duke u përkulur para heronjve e dëshmorëve idealistë, që dhanë jetën për liri ndër shekuj, mirënjohës secilit për sakrificat e mundin e bërë për këtë qëllim madhor të kombit tonë.”- u shpreh kryetari Latifi.
Urime për 28 Nëntorin!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
