Kryetari Latifi pritet në takim nga Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është pritur në takim nga Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar. Në këtë takim është biseduar për mundësitë e mbështetjes që mund të ofrojë kjo ministri për realizimin e disa projekteve për Komunën e Rahovecit. “Me ministrin trajtuam çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin, funksionalizimin dhe rritjen e efikasitetit të administratës komunale, si dhe për mundësinë e mbështetjes për disa projekte kapitale që lidhen drejtpërdrejtë me interesin e qytetarëve të komunës së Rahovecit”, ka thënë Kryetari Latifi. Gjatë takimit Kryetari Latifi e ka njoftuar  ministrin Yagcilar, për ecurinë e punëve, si dhe avancimin e administratës Komunale në shërbim të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …