Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të mërkurën në një takim, ef. Shani Sylkën, Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, me bashkëpunëtorët e tij, të cilët erdhën për ta uruar atë zgjedhjen si Kryetar i Komunës.
Kreu i Bashksisë Islame në Rahovec e falënderoj kryetarin Latifi për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite për KBI-në në Rahovec, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të mirë të qytetarëve.
Nga ana e tij kryetari Latifi i falënderoj për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm të Këshillit të Bashkësisë Islame në kultivimin e vlerave shpirtërore, të tolerancës dhe të bashkëjetesës së mirë, duke ritheksuar përkushtimin për një bashkëpunim korrekt dhe në frymë të mirë edhe në të ardhmen.