Kryetari Latifi priti në takim këshillin nismëtar për themelimin e teatrit të qytetit në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim këshillin nismëtar për themelin e teatrit të qytetit në Rahovec, me të cilët ka biseduar për përkrahjen institucionale dhe për hapat të cilët duhet merren për themelimin e teatrit. Pjesë e këshillit janë: Shpejtim Kastrati, aktor; Valmira Hoti aktore; Halil Selmanaj, skenarist/regjizor; Florent Pista, piktor; Naser Dula, profesor i muzikës; Agron Sokoli, aktor; Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini. Gjatë takimit, Kryetari Latifi anëtarëve të këshillit ju premtoj përkrahje institucionale duke thënë se Rahovecit i ka munguar teatri, por besoj në gjithë anëtarët e këshillit që shumë shpejtë ky teatër të jetë funksional, kurse përkrahja në këtë pikë nuk do të mungojë. Anëtarët e këshillit, fillimisht e kanë falënderuar Kryetarin Latifi, për pritjen dhe gatishmërinë tij për përkrahje duke thënë se ne si këshill, do të kryejmë punën me përgjegjësi të plotë dhe presim që teatri të jetë funksional shumë shpejtë. Bartës i të gjitha përgjegjësive për themelimin e teatrit janë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …