Kryetari Muharremaj takon shefat e grupeve të Asamblesë Komunale

Menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që e tërë prona (mbi 30 hektarë) e ish “Damperit” ti kalojë në pronësi Komunës së Suharekës, Kryetari i Komunës Bali Muharremaj ka ftuar në takim shefat e grupeve të Asamblesë Komunale për t’i njoftuar lidhur me këtë lajm të mirë dhe për t’i bashkërenduar proceset me tutje për projektet që do të realizohen në ata zonë.

Kryetari Muharremaj së bashku me shefat e grupeve kanë biseduar gjatë për këtë vendim të Qeverisë dhe janë shprehur të gjithë të kënaqur që Komuna e Suharekës do të ketë në pronësi këtë pjesë dhe se janë shprehur të gjithë të gatshëm për angazhimin e tyre tutje rreth këtij vendimi shumë të rëndësishëm për komunën e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …