Kryetari Latifi priti në takim përfaqësuesit e FSK-së, Kapiten Bekim Çeku dhe Rreshter Major Irfan Berisha

Takimet e tij Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka vazhduar me pritjen në takim, të përfaqësuesve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kapiten Bekim Çeku dhe Rreshter Major Irfan Berisha me të cilët ka biseduar për koordinimin e organizimit të Marshit të FSK-së, që do të mbahet me 10 Maj 2018, në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve në Komunën e Rahovecit”. Kryetari Latifi ka thënë se jam shumë i nderuar që ju pres në takim që ka të bëjë me koordinimin në mes të Komunës së Rahovecit dhe FSK-së, për organizimin e Marshit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që organizohet në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”. Ne jemi të përgatitur, që t’ju ofrojmë ndihëm të cilën ju e kërkoni, që Marshi të organizohet sipas planeve që ju i keni përgatitur. Ndërsa, përfaqësuesit e FSK-së, Kapiten Bekim Çeku dhe Rreshter Major Irfan Berisha e falënderuan Kryetarin Latifi, për përkrahjen e tij, duke thënë se është përgatitur plani për organizimin e Marshit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Komunën e Rahovecit dhe presim që ky Marshim të shkoj ashtu siç është planifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …