Kryetari Latifi priti në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të enjtë ka pritur në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec për të diskutuar për organizimin e orarit të kujdestarisë.

“Prita në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec, me të cilët diskutuam për organizimin e orarit të kujdestarisë, për respektimin rigoroz të orarit të punës, përfshirë edhe të dielave dhe festave zyrtare, si dhe nevojën për një koordinim më të mirë mes tyre, në mënyrë që shërbimi farmaceutik të jetë i garantuar në çdo kohë për qytetarët tanë.

Kërkova përkushtim më të madh dhe përgjegjësi të shtuar, sepse barnatoret janë hallkë e rëndësishme e sistemit shëndetësor. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se ku dhe kur mund të marrin shërbimin e nevojshëm, sidomos në raste urgjente dhe përgjatë natës.

Angazhimi ynë i përbashkët është të jemi sa më afër qytetarëve, të qasshëm dhe sa më të organizuar”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë fton gratë dhe vajzat që të aplikojnë për Trajnime dhe Grante në Sektorin e Përpunimit

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Malishevës ka shpallur njoftimin për …