OVL-UÇK takon ministren Spiropali, kërkohet mobilizim mbarëkombëtar për mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka zhvilluar një takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku është diskutuar për zhvillimet që lidhen me proceset gjyqësore në Hagë dhe angazhimet e veteranëve për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së. Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së njoftuan ministren për aktivitetet e tyre, përfshirë hapjen e një peticioni qytetar që synon mobilizim mbarëkombëtar në mbështetje të një procesi gjyqësor të drejtë dhe me standarde të barabarta për luftën çlirimtare. Sipas veteranëve, është thelbësore që zëri i tyre dhe i qytetarëve të dëgjohet në fazën përfundimtare të proceseve gjyqësore, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të drejtë të luftës së UÇK-së në arenën ndërkombëtare. Në takim u shpreh gjithashtu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar në çështjet me rëndësi kombëtare, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në përkrahje të ish-luftëtarëve që po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …