Kryetari Latifi priti në takim Ramadan Klisurica, zv. drejtor i projektit për Qeverisjen e Pronës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, priti në takim z. Ramadan Klisurica, zv. drejtor i projektit për Qeverisjen e Pronës, z. Korab Dibra dhe Korab Ahmetaj, këshilltarë të projektit, me ç’rast kryetarit Latifi, i dorëzuan Planin për Përmirësimin e Shërbimeve “Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës” dhe Udhëzuesin për Përmirësimin e Procesit të Inspektimit të Ndërtesave për arkitektë/inxhinierë privatë dhe inspektorë të ndërtimit. Kryetari Latifi, u zotua që ky plan dhe udhëzuesi, do të zbatohen plotësisht nga Komuna e Rahovecit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …