Kryetari Latifi priti në takim z. Alexandre Martinez, këshilltar rajonal për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Bujqësisë e Republikës së Francës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim z. Alexandre Martinez, këshilltar rajonal për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Bujqësisë e Republikës së Francës dhe znj. Cecelia Maronnier, atashe për bashkëpunim në Ambasadën e Francës në Prishtinë. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve në sektorin e vreshtarisë dhe të verëtarisë. z. Martinez shprehi gatishmërinë e ofrimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale në këta sektorë. Kryetari Latifi i informoi mysafirët për kapacitetet dhe veçoritë e sektorit të vreshtarisë, të verëtarisë dhe të sektorëve të tjerë të bujqësisë që ka komuna e Rahovecit dhe i ofroi gjithë mbështetjen e Komunës në ngritjen e këtyre sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë në komunën e Rahovecit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …