Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook, ka uruar Kosovën që feston Ditën e Forcës, Ditën e Ushtrisë së saj.
“FSK-ja është ushtria e Kosovës si një prej arritjeve më të ndritshme të shtetit tonë, trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e lindur nga gjaku, sakrifica dhe qëndresa shekullore e popullit tonë liridashës.
E trajnuar me standardet më të larta të NATO-s, ajo po dëshmon çdo ditë aftësi, profesionalizëm dhe besim të palëkundur në shërbim të vendit.
Ajo e ka vendin në NATO!
Është jetike që të ndodhë sa më shpejt kjo!
Kosovë, urime për “Ditën e Forcës”, ka shkruar në rrjetin social në facebook, kryetari Smajl Latifi.