Kryetari Latifi vizitoi bibliotekën komunale “Sylejman Krasniqi” dhe muzeun e qytetit

Gjatë ditë së premte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport kanë vizituar bibliotekën komunale “Sylejman Krasniqi” dhe muzeun e qytetit në Rahovec.

Kryetari, nënkryetari dhe drejtoresha, u pritën në takim nga zyrtarët e muzeut dhe bibliotekës, qëllimi i vizitës ishte për  tu informuar më për së afërmi për gjendjen aktuale të bibliotekës dhe muzeut të qytetit, renovimet e bëra gjatë vitit 2018, si dhe punët që janë paraparë të kryhen gjatë vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

11 sipërmarrës përfituan subvvencione për projektet në agroturizëm

Komuna e Rahovecit ka subvencionuar të gjithë aplikuesit pa dallim, në thirrjen e fundit për …