Kryetari Latifi vizitoi çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” dhe Shkollën Fillore “Bekim Sylka” në qytetin e Rahovecit

Në ditën e parë të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të mësimit, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bekim Sylka” në Qytetin e Rahovecit.

Gjatë vizitës Kryetari Latifi u prit nga udhëheqësit e të dy institucioneve, i cili më këtë rast edhe i ka uruar udhëheqësit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke u dëshiruar që të kenë suksese edhe me të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …