Po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, ecurinë e realizimit të këtyre punimeve nga afër i kanë parë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Ata kanë vizituar punimet në përfundimin e projektit për sigurimin e ujit të pijes për banorët e fshatrave Polluzhë-Gur i Kuq dhe punimet në projektin ndërtimi i kanalizimit dhe ujit të pijes në njërin segment të rrugës në fshatin Çifllak.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
