Me rastin e ndërrimit të motmotit, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me Nënkryetarin, z. Fadil Nura, realizuan vizita në institucionet kyçe të shërbimit publik: Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Zjarrfikësve.
Këto vizita u zhvilluan si shprehje e mirënjohjes dhe respektit institucional për profesionistët që, pa ndërprerë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, kujdesen për shëndetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Me këtë rast, Kryetari Lushtaku dhe Nënkryetari Nura uruan që Viti i Ri t’i gjejë me shëndet, mbarësi dhe suksese të vazhdueshme në përmbushjen e misionit të tyre fisnik në shërbim të qytetarëve të Komunës së Skenderajt.