Tema të tjera...
20 milionë euro për zgjedhje brenda gjashtë muajsh, qytetarët kritikojnë koston e krizës politike
07/06/2026
KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë
07/06/2026
Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një seri ushtrimesh fushore me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit. Në kuadër të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, kompanitë e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore realizuan me sukses ushtrime në nivel skuadre dhe togu, duke testuar dhe avancuar aftësitë taktike në terren. Ushtrimet “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” u fokusuan në operacionet e mbështetjes logjistike, zhvillimin e shkathtësive individuale, si dhe në rritjen e koordinimit dhe reagimit në kushte të vështira, përfshirë terrene kodrinoro-malore. Po ashtu, gjatë këtyre aktiviteteve u testua gatishmëria fizike e ushtarakëve dhe aftësia e tyre për të përballuar kërcënime të ndryshme në terren. Sipas njoftimit, këto ushtrime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të FSK-së për të arritur standarde të larta profesionale dhe operacionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme dhe gatishmërisë për mision.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
