Kryetari Sami Lushtaku takoi banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Runikut

U mbajt takimi i kryetarit të komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Runikut. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i nevojave dhe kërkesave të banorëve, me fokus në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e zonës.

Gjatë diskutimeve, banorët parashtruan kërkesa të shumta që lidhen me infrastrukturën dhe shërbimet publike, përfshirë rregullimin dhe ndërtimin e rrugëve, kanalizimin, ujësjellësin, ndriçimin publik, si dhe mbështetjen për aktivitete sportive dhe rekreative.

Kryetari Lushtaku theksoi rëndësinë e raportit të vazhdueshëm mes banorëve dhe komunës, duke u zotuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe trajtim të kërkesave në përputhje me prioritetet dhe mundësitë buxhetore.

Të martën, kryetari Sami Lushtaku takon banorët e fshatërave të Bashkësisë Lokale të Likofcit në SHFMU “Fehmi Rama” në Likofc prej orës 13.30 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi takoi komisionin komunal për regjistrimin e dëmeve

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi takoi komisionin komunal për regjistrimin e dëmeve …