Kryetari Muharremaj, është pritur nga Thomas Widrich, kryetar i Stadt Melk të Austrisë

Gjatë qëndrimit në Austri, përkatsisht në qytetin Melk, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, është pritur zyrtarisht nga i pari i këtij qytetit, kryetari Thomas Widrich. Gjatë takimit të dy kryetarët kanë biseduar miqësisht për shumë çka në interes të të dyja Komunave. Kryetari Muharremaj lidhur me këtë takim në faqën e tij në facebook ka shkruar: “Kryetari Thomas Widrich në Stadt Melk na bëri një pritje shumë mbreslënëse. Po ashtu kam një falenderim për konzullin Imer Lladrovci, nxënësit e stafin nga shkolla “Vëllezrit Frashëri” nga Bukoshi.Vizita ka qenë e frytshme ngase kemi krijuar kontakte dhe po ashtu kemi krijuar ura bashkpunimi mes vete.”

Kryetari Muharremaj, sot pritet të përfundon vizitën zyrtare në Austri.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …