Kryetari Latifi në Përmet nderohet me titullin ”Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri”

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Përmetit Niko Shupuli si dhe të Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” Tomor Kotorri, kryetari i komunës se Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë dhe me udhëheqësit e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, morën pjesë në evenimentin kulturor për nder të 172 vjetorit të lindjes së poetit tonë kombëtar dhe rilindasit të madh, Naim Frashëri. Me këtë rast, në Frashër kryetari Latifi u nderua me titullin ”Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri”.

Bashkëpunimi i komunës së Rahovecit me Bashkinë e Përmetit do të rritet e thellohet në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …