Komuna e Malishevës ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit

Komuna e Malishevës, ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës. Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, kryetari Begaj, ka kërkuar që mos të ketë vonesa në implementimin e planifikimeve të komunës, sidomos në realizimin e projekteve kapitale. Sipas drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, kjo drejtori i ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit dhe janë duke punuar maksimalisht që kjo datë me rëndësi për Malishevën, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ashtu, edhe drejtoria e shërbimeve publike, ka deklaruar se janë duke u marrë me përgatitjet për dekorimin e qytetit, për 16 Qershor. Përndryshe, në këtë mbledhje, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e planifikimeve komunale, sidomos në realizimin e projekteve kapitale, të cilat kanë rëndësi të madhe për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit …