Kryetari Nura ka mirëpritur në takim oficerë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it në Kosovë

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka mirëpritur në takim oficerë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për çështje të përgjithshme, me theks të veçantë për situatën e sigurisë, e cila është vlerësuar e mirë dhe stabile. Kryetari Nura i ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it edhe për vërshimet dhe dëmet që u shkaktuan nga fatkeqësia. Nga ana e tyre, oficerët e KFOR-it kanë premtuar pajisje sportive për shkollat që janë përmbytur nga vërshimet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …