Kryetari Nura ka mirëpritur në zyrë bashkatdhetarët që jetojë në Zvicër

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur sot në zyrë bashkatdhetarët tanë në Zvicër, Vahide Bujupi, Shaip Kadriu dhe Xhevdet Qerkini, të cilët janë autorizuar si komision nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, Ragip Xhaka, për t’i sjell mjetet e grumbulluara financiare, për familjet e prekura nga vërshimet e 19 janarit. Në këtë aktivitet humanitar ku kanë ndihmuar kryesitë e nëndegëve të PDK-së në Zvicër, janë grumbulluar 18,800 euro, të cilat janë shpërndarë për 37 familje të prekura nga vërshimet. Këto mjete financiare janë shpërndarë nga vetë komisioni prej 3 anëtarësh. Kryetari Nura, me këtë rast, është shprehur falënderues për kontributin e kryesive të nëndegëve të PDK-së, për t’u ndihmuar familjeve që u goditen nga vërshimet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …